Oskar shtyn planet për një kategori të re filmash

Organizatorët e Okarëve kanë njoftuar se kanë shtyrë planet për të prezantuar një kategori të re të filmave në ceremoninë e tyre vjetore të dhënies së çmimeve.

Çmimi, i cili njihte filmat popullor nga audienca dhe jo kritikët, u njoftua vetëm muajin e kaluar.

Në një deklaratë, drejtori ekzekutiv i Akademisë tha se kishte “pranuar nevojën për diskutim të mëtejshëm” me anëtarët e saj në lidhje me propozimin e parë.

Kategoria ishte vendosur të futej në 91-vjetorin e Oscar në shkurt 2019.

“Akademia ka pranuar se zbatimi i çdo çmimi të ri nëntë muaj në vit krijon sfida për filmat që tashmë janë publikuar,”-thuhej në deklaratë.

Gjithashtu raportohej se borgi i guvernatorëve të Oskar do të vazhdojë të diskutojë çështjen dhe do të shqyrtojë e të kërkojë të dhëna shtesë lidhur me këtë kategori.

Kjo nismë u mirëprit shumë nga publiku në mediat sociale.

SHKARKO APP