“Otello” i Ben Blushit, i dorëzohet Çmimi Europian për Letërsi

Si një ndër 12 shkrimtarët e rinj më të mirë në Europë Ben Blushi ka marrë në dorë cmimin europain për letërsi që e përkthen atë në 4 gjuhë të botës me financime të BE-së. Gjatë ceremonisë së dorëzimit politikani dhe shkrimtari nuk ka lënë pa ironizuar kolegët e tij në parlamentin shqiptar.

Politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka marrë në dorë çmimin europian për letërsi duke u bërë kështu I pari shkrimtar shqiptar që merr një cmim të tillë.

“Otello, arapi I Vlorës”, e ardhur si një novelë dashurie për publikun pas “Të jetosh në Ishull”, e bën automatikisht të njohur Ben Blushin në 4 vende të BE në gjuhën e të cilave libri do botohet. Por shkrimtari që nuk ka harruar që është pjesë e politikës, nuk ka nguruar të përdorë sarkazmën në adresë të kolegëve të tij politikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por të jesh një politikan- shkrimtar për Maks Velon është një defekt ndërsa për vetë Blushin është shenjë e lirisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimi për Letërsinë iu atribua Ben Blushit bashkë me 12 autorë të tjerë, që u vlerësuan si autorët më të mirë të rinj në fillimet e karrierës së tyre në Evropë. Përvec përkthimin në disa gjuhë fituesit përfitojnë gjithashtu nga prezantimi i veçantë në panairet kryesore të librit në Evropë, përfshirë atë të Frankfurtit, Londrës, Goteborgut dhe Passaporta Festival në Bruksel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?