Pa shtëpi e pa ndihma, 8 pjesëtarë të familjes Gega ushqehen me një pension invaliditeti
Tërmeti solli dëme të mëdha të cilat ndihen më shumë në familje të varfëra. Por me izolimin për shkak të koronavirusit situata e tyre rëndohet edhe më shumë. Familja e 60-vjeçarit Elez Gega përbëhet nga 8 anëtarë. Prej një muaji janë të detyruar të izolohen në shtëpi, ndërsa të ardhurat e vetme për ilaçe dhe ushqime i kanë prej një pensioni invaliditeti. Thonë se kanë kërkuar ndihmën e shtetit, por pa marrë asnjë përgjigje.
Shumë familje në Vorë tashmë kanë mbetur në mëshirë të fatit. Tërmeti i shtatorit dhe më pas ai i 26 nëntorit u shkatërroi shtëpitë.
Elez Gega, 60 vjeç, familja e të cilit përbëhet nga 8 anëtarë nuk e ka parë dorën e shtetit as në fatkeqësine e tërmeteve as tani në situatën me koronavirus.
“Kemi dy muaj që rrimë mbyllur. Asnjë ndihmë nga bashkia”.
Dikur punonte në të zezë, por që prej shtetërrethimit është izoluar në barake dhe pse të dëmtuar nga tërmeti.
Thotë se të ardhurat e tij janë 212 mijë lekë të vjetra dhe ato i merr nga pensioni i invaliditetit që ka përfituar një prej pjesëtarëve të familjes.
“Jam vetë i teti në familje, problemi im është ekonomik”.
Që prej masave të marra për parandalimin e koronavirusit shumë familje po përballen me vështirërsi financiare për shkak të izolimit.
/Ora News