Pabarazia në paga midis femrave dhe meshkujve – Ka diferenca të mëdha, zhgënjejnë vendet e zhvilluara
4 nëntori është dita ndërkombëtare e Barazisë në Paga, midis gjinive.
Edhe në ditët e sotme gratë vazhdojnë të paguhen më pak se burrat në një masë deri në 16% të krahasuara nga statistikat e ‘Eurostat’, midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
Zhdukja e hendekut gjinor në paga midis burrave dhe grave është padyshim një çështje jo e lehtë: gratë kanë tendencë të bëhen të parat që ndihmojnë në mirëqenien e familjes dhe historikisht kanë punuar në sektorë të ekonomisë që paguhen më pak.
Por, ato gjithashtu kanë edhe më shumë mundësi të përplasen me muret ‘e qelqta’ të korporatave, duke u injoruar nga pronarët për një promovim të mundshëm si dhe të paguhen më pak për të njëjtën punë që bëjnë si meshkujt.
Pabarazia në paga vijon me ritme të ndryshme ndër vendet anëtare të BE-së, me disa nga diferencat më të mëdha që gjenden në ekonomitë më të zhvilluara të botës, por ajo që bie më shumë në sy është se diferenca prej 16% nuk ka ndryshuar aspak në pesë vite.
Lëvizja e Gjermanisë: “Bileta për femra”
Në 18 mars 2019, kompania e trenave në Berlin njoftoi se biletat do të kushtonin 21% më pak për femrat në krahasim me meshkujt. Njoftimi erdhi edhe me një paralajmërim të fortë: Meshkujt që do të kapeshin me “Biletën e femrave” do të gjobiteshin me 60 euro.
Kjo lëvizje vjen pasi Gjermani është renditur ndër ekonomitë më të këqija në Europë për pabarazinë e pagave, me femrat që fitojnë 21% më pak se burrat në vendin e punës.
Pas Estonisë dhe Republikës Çeke, Gjermania vjen e treta si më e keqja e renditur ndjekur nga Austria, Sllovakia dhe Mbretëria e Bashkuar, ku qeveria e vlerëson pabarazinë në masën 17.3%.
Edhe pse ka disa përjashtime(Rumani me 3.5% dhe Italia me 5.3%), Europa në përgjithësi nuk performon mirë kur vjen punë tek barazia në paga.
Këto statistika nxjerrin në pah se matjet kryesore mund të jenë konfuzuese. Në vendet ku papunësia e femrave është më e ulët, pabarazia ka tendencën të jetë më e vogël se mesatarja.
Ndërkohë, diferenca e madhe në paga mund të tregojë tregje pune në të cilat femrat janë më të përqendruara në një numër të kufizuar sektorësh dhe profesionesh, ose ka një përpjesëtim të madh të femrave që punojnë “part-time”.
Ndërkohë, për Shqipërinë në një raport të Organizatës Botërore të Punës (ILO) theksohet se, sipas orëve të punës, hendeku gjinor i pagave është 32 % (sipas koeficientit GINI).
Burimi: Euronews – Përshtati: Scan