“Pacienti të ikën nga dora duke bërë muhabet”, Pëllumb Pipero rrëfen ‘sekrete’ nga Infektivi: Ndodh duke i matur tensionin

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar detaje të pathëna ndonjëherë për situatën me të infektuarit në pavinin e Infektivit në Tiranë ndërsa pohoi situata është serioze në të gjitha dimensionet e saj.

Këtë ai e lidh me rritjen e numrit të të të infektuarëve, në numrin e rasteve të shtruara në spital dhe problematikat e shëndetit të tyre duke shtuar përveç luftës me virusin edhe përjetimet personale të pacientëve.

“Situata është shumë serioze. Është serioze në të gjitha dimensionet e saj. Është serioze në rritjen e  numrit të të infektuarëve, në numrin e rasteve të shtruara në spital dhe problematikat e shëndetit të tyre. Ata njerëz nuk kanë vetëm probleme me covid-19, kanë ankth, depresion por nuk e dinë nëse do të jetojnë apo jo. Ata nuk na njohin as ne mjekëve se jemi të izoluar, na thonë kush jeni. Ndonjëherë ngaqë jemi të veshur me të gjitha masat nuk njohim as njëri-tjetrin. Derisa nuk ka dalë një mekanizm anticovid ne jemi në dorë të qytetarëve që shpresoj të dëgjojnë këshillat tona dhe të dalin sa më pak nga shtëpia”, u shpreh mjeku Pipero në “Open”.

Mjeku infeksionist vijoj më tej duke rrëfyer se ardhja në spital ka 100 probleme prapa pasi pacienti mund “të iki nga duart” kur je duke bërë muhabet me të.

“Ardhja në spital ka 100 probleme prapa. Nuk bëhet fjalë sa respiratorë kemi. Bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë që kemi shumë pak në dorë për ta shëruar. Ardhja në atë spital dhe më këtë lloj sëmundje ka shumë pasiguri dhe shumë të panjohura. Të ikën pacienti nga dora duke bërë muhabet më atë. Ti nuk e merr vesh çfarë ndodh, pam pam. Ndodh që ti duke i matur tensionin, duke i matur temperaturë ai çedon menjëherë”,tha Pipero.

SHKARKO APP