Pagesat online, agjentë të licencuar kur nuk ka banka, hapet sistemi për marrëveshjet ndërkombëtare
Bankat e nivelit të dytë do të ofrojnë shërbime në ato territore që nuk kanë degë.
Për këtë qëllim do të krijohet një institucion ndërmjetësimi ku do të angazhohen agjentë të specializuar.
Përmes tyre institucionet financiare do të njohin pagesat dhe transaksionet e kryera.
Kjo pikë është parashikuar në ligjin për shërbimin e pagesave të miratuar prej parlamentit të enjten e shkuar.
Ndërsa në relacionin mbështetës thuhet se synohet që deri në vitin 2022, 70 për qind e shqiptarëve të kenë një llogari bankare, përmes të cilës do të kryejnë pagesat online nga 40 për qind që është aktualisht.
Një tjetër risi është lejimi i agjentëve të ndërmjetësojnë në pagesat ndërkombëtare.
Për herë të parë është parashikuar dhe shitblerja e aksioneve, duke i hapur rrugë Shqipërisë në përfshirjen në tregjet ndërkombëtare.
Kjo duke garantuar dhe besueshmërinë e një pagese online.
Do të jetë banka e Shqipërisë që do të përcaktojë kapitalin fillestar të krijimit të një agjencie të tillë.
Kjo do të garantojë që pagesa e autorizuar nga individi të jetë e garantuar deri në marrjen e mallit ose të sigurimit të aksioneve.
Në rast se porosia nuk do të realizohet do të jetë agjencia që do të kthejë fondet.
Duhet thënë se deri më tani Shqipëria është në listën e shteteve ku nuk lejohet shitblerja përmes pagesave online në një sërë rastesh.