Pak orë nga koncerti i Rita Orës, vjen në Tiranë e motra

Ora e Super Muzikës erdhi! Nesër në orën 18:00, të gjithë shqiptarët do të shijojnë një tjetër atmosferë të magjishme në Sheshin “Skënderbej”.  Rita Ora, së bashku me artistët më të mirë të skenës shqiptare do të performojnë në një super koncert, për një mbrëmje të paharruar.

Por para Ritës, në Tiranë ka mbërritur motra e saj, Elena Ora. Kjo e fundit e ka zbuluar ardhjen e saj me anë të një fotoje të publikuar në Instastorie. Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe e lumtur që po kthehet në Shqipëri.

Kjo verë pritet të jetë vërtet e nxehtë, jo vetëm sa i takon temperaturave, por edhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të organizohen në Tiranë nga Bashkia.

Kryeqyteti shqiptar do të jetë këtë verë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Ndërkohë, Sheshi “Skënderbej” ia ka dalë që të jetë i mbushur plot me qytetarë duke pritur mjaft aktivitete social kulturore. /a.g/

SHKARKO APP