Pallati i akullt i Stalinit, sot po ”shkrin” (FOTO)

Një labirint i jashtëzakonshëm me tunele akulli i ndërtuar në arktikun rus gjatë Luftës së Ftohtë, po shkrin.

Pamje të pabesueshme tregojnë se struktura, e quajtur ”Pallati i akullt i Stalinit”, një objekt më i madh se ”Shtëpia e Bardhë”, është në rrezik të shkatërrohet për shkak se ujëra të ngrohta të Arktikut po shkatërrojnë hyrjen e saj.

Autoritetet në Siberinë veriore nuk kanë fonde për të shpëtuar labirintin e akullt, megjithëse ajo është e shënuar si një monument rajonal.

”Pallati i Stalinit” është krijim i një inxhinieri gjerman të dëbuar në Siberi nga Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i saj ishte të ruante tonelatat e peshqve të Arktikut përpara përpunimit dhe eksportimit në Europë. Labirintet dhe dhomat në hapësirën prej 7,000 m² mbajnë një temperaturë konstante prej -14°C deri në -12°C gjatë gjithë vitit.

SHKARKO APP