Pamje të rënda, jeta në burgun më të rrezikshëm në Australi (FOTO)

Në Australi, rreth 20 kilometra në perëndimit të Sidneit është i ndërtuar burgu më i madh, aty ku në hyrje ka një tabelë, e cila ka edhe mesazhin kryesor për të burgosurit. ”Mirë se vini në MRRC. Respekto çdo person që takon këtu dhe ata gjithashtu do të ju respektojnë ju”.

Edhe pse burgu është i ndërtuar për të strehuar rreth 900 të burgosur, aty kalojnë çdo vit thuajse 18 mijë persona. Sipas raporteve të fundit, aty aktualisht janë 1179 persona. Persona me shkelje nga më të rëndat kanë qëndruar të burgosur këtu, ndërsa të martën mbushen plotë 20 vjet nga hapja e tij.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as arratisjet e bujshme, si e ajo e vitit 1999. John Killick, i cili ishte dënuar për grabitje të armatosur, u arratis nga burgu me një helikopter me ndihmën e te dashurës së tij Lucy Dudko.

SHKARKO APP