Pamjet e rralla të përurimit të një banese sociale në Shkodër nga Perandoria Austro-Hungareze

Publikohen pamjet e rralla të një aktiviteti në Shkodër teksa po përurohej një banesë sociale për malësorët e Shkodrës dhe njerëzit në nevojë e financuar nga Perandoria Austro-Hungareze.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka sjell në vëmendjen e publikut një fotografi të rrallë, marrë nga një revistë vjeneze e datës 18 qershor 1914, ku shfaqen oficerë të Perandorisë Austro-Hungareze, Kryepeshkopi Serreqi ne përurimin e godinës së re, e cila do të sigurojë strehim për të sëmurët e njerëzit në nevojë.

Komenti i gazetarit Armand Plaka mbi fotografinë e rrallë

Ndërsa lufta akoma s’kishte nisur e Princ Vidi përballej me kryengritjet në Durrës e Shqipëri të Mesme, një aktivitet të theksuar po regjistronin ndërkaq austro-hungarezët në Shkodër në sektorin e përkujdesjes sociale, sikurse na dëshmon edhe kjo fotografi, marrë nga një revistë vjeneze e datës 18 qershor 1914. Në diçiturë, më konkretisht shkruhet: Përurimi i një strehe për malësorët në Shkodër: Në prani të oficerëve të Perandorisë Austro-Hungareze dhe njerëzve tanë që gjenden atje, Kryepeshkopi Serreqi çel përurimin e godinës së re, e cila do të sigurojë strehim për të sëmurët e njerëzit në nevojë.

SHKARKO APP