Pamjet e rralla të tunelit ku kalonte kokaina e El Chapo-s

Agjentët e armatosur qëndrojnë roje në kufirin SHBA-Meksikë por pavarësisht kësaj kartelet e pamëshirshme punojnë natë e ditë për të kontrabanduar drogë duke përfituar miliarda dollarë përmes nëntokës. E gjitha kjo bëhet e mundur përmes tuneleve të narkos.

Bandat e tmerrshme janë detyruar të gjejnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura të konsiderueshme gjatë pandemisë dhe një ndihmë e madhe për ta janë tunelet e ndërtuara të perfeksionuara ndër vite.

Kujtojmë se muajin mars, agjentët amerikanë zbuluan drogë me vlerë 30 milionë dollarë në një tunel në San Diego, i cili ishte i pajisur me një sistem të sofistikuar ventilimit, madje edhe me hekurudhen e tij. Ky tunel shtrihej mbi një milje nën kufirin SHBA-Meksikë dhe paraqiste një ngritës dhe një sistem kullimi të ndërlikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?