Panairi: 100 botues, 100 tituj të rinj dhe 85 mijë vizitorë

 

Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që organizohet në trevat shqiptare, Panairi i Librit “Tirana 2015” ka mbyllur edicionin e 18-të të maratonës së ekspozimit të librave të rinj dhe titujve më të mirë, nga rreth 100 botues shqiptarë.

Panairi, sipas organizatorëve, ashtu si çdo vit ka tërhequr me mijëra vizitorë ndonëse ishte parashikuar një vit krize, qoftë leximi e sidomos për librin shqip. Fuqia blerëse ka qenë më e vogël se vitin e shkuar, megjithatë mbetet në shifra optimiste. Gjithsesi, organizatorët shprehen entuziastë sepse numri i vizitorëve ka qenë i madh, duke numëruar afro 85 mijë vizitorë gjatë pesë ditëve të panairit.

Nga ana tjetër, kreu i Shoqatës, Petrit Ymeri, në ceremoninë e ndarjes së çmimit të botuesve tha se puna e botuesve shqiptarë ka hyrë në një fazë tjetër të profesionalizmit viteve të fundit. 

SHKARKO APP