Panairi i Librit 2018, Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, merr çmimin për krijimtarinë origjinale më të mirë

Panairi i Librit 2018 ka vlerësuar dhe këtë vit veprat më të rëndësime që u prezantuan para publikut.

Shkrimtari Kim Mehmet është vlerësuar me çmimin e madh të Karrierës në edicionin e 21 të Panarit të Librit. Shkrimtari është vlerësuar me romanin “Pusi” nga Mapoedition me motivacionin “Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin “Pusi” si dhe gjithë veprat e tij letrare”. Më herët Mehmeti pati gjatë këtij panairi dhe promovimin e kolanës së plotë të veprës së tij nga Logos A.

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit shkoi për autorin Brajan Sukaj për romanin “Ciklopi” me motivacionin :”Për ndjeshmërinë e thellë njerëzore përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik”. Çmimi për përkthimin më të mirë shkoi për Donika Omarin për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur” të autores Kenize Mourand me motivacionin “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtëror të identitetit gjuhësor e artistik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi inkurajues iu dha dy krijuesve të rinj Iva Nikolli me romanin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypi me romanin “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho u vlerësua me   çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërimin më të mirë nga gjuha franceze i shkoi Ilia Lëngun, për përkthimin e veprës  “Të drejtët” nga Albert Camy.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?