Panairi në ditën e fundit, studiuesit: Në stenda duam lexues jo vizitorë
E ndërsa të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit do të bëjnë përmbledhjet e tyre mbi këtë edicion të rradhës, ky panair u shoqëruar edhe me një sërë diskutimesh që lidhen me kërkesën e uljes së taksës së krijmtarisë dhe mënyrës se si vijnë botimet dhe kryesisht përkthimet në vendin tonë.
Në fakt, kritikët letrat dhe studiuesit e kanë një konkluzion paraprakë.
Studiues: Prania e një lexuesi që është i interesuar sepse çdo panair duhet të kërkojë lexuesin dhe jo vizitoret. Shoh një raport ku është më shumë sensi i daljes për të parë, për të vënë rë se çfarë ndodh me stendat dhe jo librat e interesit.
Duke shfryëzuar ditën e pushimit të së djelës, fëmijët treguan një interes të lartë në stendat e botueseve duke bërë përzgjedhjet e tyre.
Morën pjesë mbi 90 shtëpi botuese, me titujt nga të gjithë zhanrët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
/Ora News.tv/