Pandemia e koronavirusit shkakton 40,636 viktima dhe prek 823,479 persona në gjithë botën
Ritmet e përhapjes së pandemisë së Covid-19 vijojnë të jenë të shpejta.
Brenda pak orësh numri i të infektuarve është rritur me mbi 13 mijë persona ndërsa numri I të vdekurve me mbi 1 mijë, sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins.
Numërohen 40,636 të vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve i kaloi 800 mijë dhe ka shkuar në 823,479.
Të shëruar deri tani janë 174,019 pacientë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 175,067 ndërsa të vdekur janë 3,170.
Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 12,428 viktima.
Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 15 dhe janë 243 të infektuar.
Raportimi i orës 19:12
Raportimi i orës 15:28
Raportimi i orës 13:44
Raportimi i orës 10:40
/Ora News