Pandemia mund të prodhojë deri në 25 milionë të papunë
Sipas një studimi të ILO, Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që mbledh qeveritë, sindikatat dhe dhomat e tregtisë të 187 vendeve, numri i papunsisë mund të shkojë deri në 25 milionë. Ky numër do t’ i shtohet 188 milionëve që regjistrohen sot zyrtarisht në botë.
Sipas ILO, sektorët më të prekur do të jenë ai automobilistik, turizmi dhe transportet, që do të shënojnë humbje më të mëdha se gjatë krizës financiare të vitit 2009.
Sipas raportit, ekonomitë perëndimore, do të jenë ato më të goditura, me humbje që mund të tejkalojnë 3 trilionë eurot vetëm gjatë vitit 2020. Punëtorët e varfër, ata që sipas statistikave fitojnë më pak se 3 euro në ditë, do të shtohen deri në 35 milionë.