Pandemia nuk ndalon kujdesin/92-vjeçari i lyen flokët gruas

Fotoja e një burri 92-vjeçar që i lyen flokët gruas në shtëpi është bërë virale teksa me miliona njerëz janë mbyllur në shtëpi për të pakësuar rastet e të infektuarve me koronavirus. Të hënën, Yael Shapira Avraham postoi në Facebook foton e gjyshërve të tij me përshkrimin “Këta janë gjyshërit e mi, 92 vjeç (qofshim shëndoshë). Në çdo situatë, gjyshi bën çmos që gjyshja të kujdeset për veten. Gjeste të tilla s’i shohim përditë”. I moshuari aplikon bojë në flokët e gruas së tij, teksa ajo e sheh me pasqyrë. Mesa duket, janë në kuzhinë dhe gruaja ndodhet në karrige me rrota. Në Facebook, fotoja është pëlqyer më shumë se 57 mijë herë.

https://www.facebook.com/hazinor/photos/a.425717414661/10158287748769662/?type=3&theater

 

SHKARKO APP