Pandemia, pranvera lulëzon Venecian

Në Venecia po bie në sy lulëzimi pranveror dhe efektet pozitive që pandemia i ka sjellë qytetit italian në kuptimin mjedisor. Veneto është nga katër rajonet më të prekura nga koronavirusi në Itali.

Natyra piktoreske e Venecies është transformuar pas gati 7 javëve izolim që po aplikon mbarë Italia.

Teksa afron 22 prilli, i njohur edhe si Dita dedikuar Tokës, qyteti nga më turistikët në botë po përjeton një lulëzim dhe pastërti si asnjëherë në këto vite.

Në rrugët e ajruara të lagunës ka pak njerëz që lëvizin, varkat e gjata pluskojë në brigjet e kanaleve boshe me ujë të pastër, ndërsa në sheshin e Shën-Markut pëllumbat ushqehen me thërrime ushqimi.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që i gjithë vendi t’i mbyllë kufijtë për turistët e huaj.

60 milionë italianë janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi për mos ta përhapur më tej sëmundjen.

Këto veprime kanë prodhuar disa efekte të papritura pozitive për nga niveli i ndotjes akustike dhe të ajrit, por pa dyshim edhe miliarda euro kosto ekonomike.

Sipas një sondazhi të industrive turistike vendëse, shtatë në dhjetë italianë mendojnë se kriza aktuale ka për të zgjatur dy deri në tre muaj, por vetëm gjysma mendojnë se pas kësaj periudhe ata do të mund të udhëtojnë diku për pushime.

Të enjten mbrëma, ura e famshme e Rialtos në qytet u ndriçua me tri ngjyrat e flamurit italian në solidaritet me punonjësit e shëndetësisë që po luftojnë betejën me Covid-19 në gjithë vendin.

Në rajonin të Venetos, pandemia ka vrarë afro 1 mijë persona ndërsa 14 mijë janë të prekurit, më të shumtët në numër pas rajoneve të tjera veriore të Lombardisë, Emilia-Romanjës dhe Piemontit.

SHKARKO APP