Papa vizitë në Katakombet e Prishilës, flet për një murgeshe shqiptare
Gjatë homelisë, mbajtur lirisht në Katakombet romake të Prishilës, Papa kujtoi historinë e një murgeshe shqiptare të mbyllur në njërin nga ‘katakombet komuniste’, domethënë, në një kamp përqendrimi, njëherësh me sivëllezërit e saj meshtarë.
Ata torturoheshin egërsisht e ndiqeshin hap pas hapi, për t’ua bërë të pamundur mbarshtimin e Sakramenteve – kujtoi Papa – E aty ku Meshtari nuk mund ta bënte këtë, e bënte murgesha. Fshehurazi. Ajo u afrohej fëmijëve e, kur ishin gati, i merrte për dore te lumi.
E, meqë nuk kishte me se të mbushte ujë, i zbathte këpucën e vogël ndonjërit prej kandidatëve për Pagëzim, engjëj të vegjël pa petka të bardha-mbushte me të ujë në lumë e me të ua jepte edhe Sakramentin e parë të krishterë fëmijëve, në ato vende më të errta se vetë katakombet. Prej këndej, si e kish kryer këtë histori sa të dhimbshme, aq edhe të lumnueshme për të krishterët shqiptarë, Papa komentoi:
/Vaticannews.va