Para apo eksperiencë? Vajzat e këtij vendi i duan burrat në moshë

Personin që do të kemi në krah, e shohim sa vetja jonë. Në moshën tonë dhe me vizionin që ne kemi, por në Europë ka vajza që po lidhen me burra shumë më të mëdhenj në moshë.

Në Britani, aty ku media britanike Metro shtroi pyetjen: Nevojë për mbështetje financiare, borxhet për të mbaruar shkollën, mungesa e vendeve të punës apo për shkak se ata kanë eksperienca seksuale?

Sondazhi e tregoi qartë se: Më shumë se një e katërta e të rinjve britanikë po lidhen me njerëz me një hendek moshe mesatare ne 12 vite.

26% e vajzave të moshave 18-24 vjeç, kërkojnë një burrë mbi moshën 36-vjeç. Nga të gjitha të intervistuarat kanë treguar se janë të gatshme për lidhje dhe marrëdhënie seksuale me dikë edhe më të madh se 20 vjet.

Mesa duket të rinjtë anglezë po ndjekin modën e Hollivudit. George Clooney është 17 vjet më i madh se Amal. Rosie Huntington-Whiteley dhe aktori Jason Statham kanë diferencë 12 vjet.

SHKARKO APP