Parada e babagjyshave në Korçë

Në vigjilje të ndërrimit të viteve në Korçë u mbajt parada e babagjyshave një aktivitete tashmë traditë që tërheq shumë fëmijë. Ata shëtitën në rrugët e qytetit ku urimet i shoqëruan me shpërndarjen e ëmbëlsirave.

Të udhëhequr nga Babagjyshi, fëmijët korçarë vërshuan në rrugët e qytetit në vigjilje të festës së ndërrimit të viteve.

Prej 12 vitesh, parada e Babagjyshave është kthyer në traditë tashmë në qytetin juglindor!

Marshimi nisi nga katedralja e qytetit dhe vijoi nëpër rrugët e pedonalen e qytetit për tu ndalur tek Pazari i Vjetër.

Bashkë me urimet, ata shpërndanë çokollata e karamele.

Aty ishte vendosur kutia e dëshirave për fëmijët.

Parada e Babagjyshave është një prej aktiviteteve të Bashkisë së Korçës në kuadër të festimeve të fundvitit, që sjellin turistë e vizitorë të shumtë në qytetin juglindor.

Ora News – Parada e babagjyshave në Korçë

SHKARKO APP