Parada në Kanada, oficerëve u bien të fikët gjatë fjalimit të kryeministrit Trudeau (VIDEO)

Dy oficerëve kanadezë u kanë rënë të fikët pas shpinës së kryeministrit Justin Trudeau gjatë një ceremonie ku mbante fjalën ky i fundit për të prezantuar komisioneren e re – e para femër që fitonte këtë pozicion.

Trudeau emëroi Brenda Lucki-n si komisioneren e parë femër të Kanadës për Policinë Mbretërore Kanadeze (RCMP)

Por gjatë ceremonisë që zgjati 45 minuta në Akademinë e RCMP në Regina, dy oficerëve u ranë të fikë dhe iu desh ndihma e të tjerëve për të dalë nga rreshti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sergjent brenda RCMP tha pas ceremonisë se ishte diçka e zakonshme që anëtarëve t’u binin të fikët gjatë paradës. “Kur qëndron në paradë, duhet të qëndrosh drejt dhe i përqëndruar, dhe ndodh ndonjëherë që nuk qarkullon gjaku në tru, dhe rrëzohesh,” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?