Paralajmërimi/ Një asteroid gjigant po i afrohet Tokës!
Një asteroid gjigant, që është më i madh se ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa”, do ti afrohet planetit tonë brenda dy javësh.
Asteroidi AJ129 është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm nga NASA dhe do të fluturojë me shpejtësi 107 mijë km/h, shkruan “Daily Mail”.
Kjo e bën atë gati 15 herë më të shpejtë se avioni më i shpejtë në botë hipersonik i Amerikës së Veriut X-15, i cili udhëton me 7.300 km/h.
Ai pritet të kalojë afër planetit tonë më 4 shkurt.