Parashikim i frikshëm: Pas 50 vitesh, 3 miliardë njerëz do e kenë të vështirë të mbijetojnë nga nxehtësia

Gati gjysma e popullsisë aktuale në botës mund të preket me një nxehtësi të padurueshme deri në vitin 2070, ka zbuluar një studim i ri i botuar në Procedimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në 50 vitet e ardhshme, nga 1 deri në 3 miliardë njerëz pritet të preken nga nxehtësia e padurueshme. Në vitin 2070, kjo mund të jetë rreth një e treta e popullsisë së përgjithshme globale.

Marten Scheffer nga Universiteti Wageningen në Hollandë, një ekolog dhe bashkëautor i studimit, tha për Associated Press se parashikimet janë të frikshme për njerëzit me ekonomi mesatare dhe të varfërit.

Numri aktual i njerëzve të prekur do të varet nga sa shpejt rritet popullsia globale dhe nivelet e emetimeve të karbonit, raportoi AP.

Ndërsa skenari i rastit më të keq ka parashikuar që mbi 3 miliardë njerëz të preken, skenari më i mirë i këtij studimi tregon se të paktën 1 miliard njerëz do të preken, raportoi AP.

“Është një numër i madh njerëzish dhe është një kohë e shkurtër. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar”, tha shkencëtarja për klimën e Universitetit Cornell, Natalie Mahowald për AP.

Mahowald tha për AP se “studimi i ri ka kuptim dhe përcjell urgjencën e ndryshimit të klimës së krijuar nga vetë njeriu”.

Scheffer i tha AP se për çdo 1.8 gradë rritje të Fahrenheit në temperaturën mesatare vjetore globale nga ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu, rreth një miliardë njerëz do të përfundojnë në zona shumë të ngrohta për të jetuar.

Emetimet e gazit në serë duhet të reduktohen në mënyrë që temperatura mesatare vjetore të mos rritet përtej mesatares vjetore prej afro 52 deri në 59 gradë,  njoftoi USA Today.

“Ndryshimi i klimës do jetë shumë herë më i madh gjatë këtyre 50 viteve sa sa ka qenë gjatë 6.000 viteve të kaluara”, thotë studimi.

Shkencëtarët kanë studiuar zonat që kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë ndryshimin e klimës dhe vlerësuan se rreth 2 miliardë mund të preken nga temperatura shumë të larta gjatë 50 vitet e ardhshme.

“Zona të mëdha të planetit do të nxehen në ato nivele, ku mbijetesa mund të bëhet edhe e pamundur”, tha Shefer për USA Today. “Jo vetëm që kjo do të ketë efekte shkatërruese të drejtpërdrejta, por ajo do i lërë shoqëritë më pak të afta të përballen me krizat e ardhshme si pandemitë e reja. E vetmja gjë që mund të ndalojë këtë të ndodhë është një shkurtim i shpejtë i emetimeve të karbonit.” / Marrë nga Insider/

SHKARKO APP