Parashikimet e pabesueshme të Nostradamusit për shqiptarët

Ta lexosh Nostradamusin në origjinalin e frëngjishtes mesjetare është shume e vështirë, aq më tepër që në poezitë e tij ka shumë arkaizma, latinizma, greqizma, madje dhe arabizma.

Nostradamusi ka ditur shumë mirë edhe në shekullin XVI se kush janë shqiptarët dhe ku është Kosova!

Ai ka patur edhe punë të tjera më të mençura, por kurrsesi nuk ka mundur t’i tejkalojë ngjarjet e Kosovës, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e gjithmbarshme botërore, si një vazhdimësi e bujshme e saj.

Shqiptarët, pra, dhe ardhmëria e historisë së tyre nuk kanë mundur të anashkalohen as nga vetë Nostradamusi. Për ta pasuruar më bindshëm këtë konstatim, do ta prezantoj edhe një strofë të qartë parathënëse për shqiptarët.

Tepër misteriozë janë emrat e qyteteve dhe të vendeve që ai shënon.

Megjithatë unë do të citoj disa katrena, ku konkretisht përmendet emri i shqiptarëve. Në Centurionin e IV pikërisht në strofën e 98 thuhet: (Shqiptaret në Romë me klithma do të arrijnë. Duke kapur Langresin ne fyt, prijësi nuk do t’i fale askujt gjakun, urinë, thatësirën dhe shkatërrimet ).

Studiuesit që janë marre me këtë strofë kanë përcaktuar se Langresi është një qytet në Lindje të Francës dhe shtrihet në brigjet e lumit Marmo.

Në këtë strofë pasqyrohet shtegtimi i shqiptarëve nga atdheu i tyre në Rome deri në brigjet e Monakos. Pse shqiptarët arrijnë në Romë duke klithur? Ç’tregon kjo gjendje e ekzaltuar? Mos pasqyron valle kjo gjë ardhjen e shqiptarëve si stratiotë pas pushtimit të Shqipërisë nga turqit?

Dihet se pushtimi i Shkodrës u pasqyrua ne librin Rrethi i Shkodrës ( qe u botua me 1504 në Venedik. Në vitet 1508-1510 u botua në Romë libri epokal i kryehumanistit shqiptar Marin Barleti, kushtuar bëmave të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ky libër bëri një bujë kolosale dhe ka shume mundësi që vetë Nostradami ta ketë lexuar këtë libër, që u botua dhe në frëngjisht nga Lavardini, që i bashkëngjiti këtij përkthimi në frëngjisht edhe sonetin e famshëm të Pierr Ronsardit.

Shqiptaret stratiotë kanë depërtuar edhe në Francë, por nuk dihet pse Nostradami përmend qytetin e Langresit ne brigjet e lumit Marma. Nuk kuptohet mire pse prijësi, i qyteti Langres nuk duhet t’i falë askujt gjëmat katastrofike të depërtimit të shqiptarëve. Me shumë se profeci kjo strofë e Nostradamit duket në fakt si një regjistrim i një fakti historik për të cilin ndoshta mund te gjenden dokumente.

Dihet se janë botuar disa libra historike për prezencën e shqiptareve në France nga shek XVI deri në epokën e Napoleon Bonapartit. Një specialist i njohur i Nostradamit, studiuesi francez Jean Charles Pikon ndalet në këto 4 vargje, ku përmenden shqiptarët dhe i infektuar nga virusi i profecive e komenton mesazhin poetik si gjoja një mundësi të së ardhmes, ku shqiptaret do të jenë aleatë të ndonjë fuqie të madhe pushtuese ose të një perandorie ushtarake.

Unë mund vetëm te nënqesh në heshtje për këtë hamendje surrealiste. Në centurionin e V, katrena 91 thotë: ”Në sheshin që është parajse për çdo grabitqar, ku këmba e çdo trimi nuk shkel dot, do të sulmojnë befas me kalorësi të lehtë”.

Studiuesi Pikon e quan këtë strofe si dëshmi të vargjeve jashtë kronologjike që është vështirë të shpjegohet. Behet fjale për një sulm, ku do të kryesojnë shqiptarët, të shoqëruar nga shenja astrologjie të planetit Mars, të simbolit zodiakor Luan, të planetit Saturn dhe të simbolit zodiakor Ujori.

Mbase kemi të bëjmë me shenjat e horoskopit si Luani dhe Ujori dhe ndoshta do të ndodhin ngjarje në kohën e sundimit të planetit Mars dhe të planetit Saturn që kanë konotacione agresive, luftarake.

Tërheq vëmendjen fakti që Nostradamusi përmend kalorësinë e lehtë, që ka qenë tipike për stratiotët shqiptarë në Evropë. Kalorësit stratiotë shqiptarë luajtën rol të madh në beteja, madje një talent i madh me origjinë shqiptare si Gjergj Basta fitoi gradën Gjeneralisimus si dhe botoi traktate të artit ushtarak për kalorësinë në shek XVII.

Pra Nostradami si të gjithë francezët dhe evropianët e njihte veçantinë ushtarake të kalorësisë së shpejtë e të lehtë shqiptare, që Gjergj Kastriot Skënderbeu e përdori me mjeshtëri në betejat e tij. Por profecia me e çuditshme e tij lidhet konkretisht me kantrenen e 72 në shekullin e 10: ”Viti 1999, muaji i shtatë nga qielli do të vijë mbreti i madh i tmerrit që do ringjallë mbretin e madh Angulmues. Para dhe pas Marsit do të drejtojë fate.”

Kjo është ndër të paktat në profecitë e Nostradamusit, që datohet saktësisht. Kemi të bëjmë me muajin e 7-të pra me korrikun e 1999. Çuditërisht në këtë muaj ndodhi sulmi ajror i NATO-s ne Kosovë kundër pushtimi despotik te Serbisë. Shumë profesorë universitetesh si p.sh. Brojtenbah, i Universitetit te Stillenboskut në Amerikë etj, shkruan se kjo profeci e Nostradamusit u realizua me përpikëri të çuditshme. Kurse emri Anglolmuas u shpjegua si një korruptim apo emër anagramik i angloamerikaneve. Kjo profeci e Nostradamusit pati rrjedhim pozitiv për lirinë e Kosovës. Kjo ndërlidhet dhe me dy vargje të tjera të tij:” Në mes të Serbisë dhe V, do zhvillohet një lufte vdekjeprurëse ).”

Këto vargje janë vërtet të çuditshme. Dihet se V romake simbolizon edhe fjalën fitore por edhe numrin 5, që mund të komentohet se si 5 shtete të Natos, Amerika, Franca Anglia dhe Gjermania sulmuan Serbinë pikërisht më 1999. Dihet se fitoja qe e anës se komunitetit ndërkombëtar e pikërisht Kosovës.

SHKARKO APP