Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Sinoptikanët thonë se ditën e mërkurë në vend do të hyjnë në qarkullim masat ajrore të qendrueshme.

Orët më diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 6°C deri në 24°C

zonat e ulëta 10°C deri në 27°C

zonat bregdetare 13°C deri në 27°C

SHKARKO APP