Paris-Midi (1919) / Shqiptarët ortodoksë të Amerikës kundër pretendimeve të atyre të Epirit të Veriut dhe të Jugut
Nga Aurenc Bebja*
“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 9 marsit 1919, në faqen kryesore, një shkrim në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Amerikës drejtuar asokohe delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqiptarët e Amerikës
“Shqiptarët ortodoksë të kolonisë së Amerikës (Southbridge dhe Centralfalls), më origjinë nga Korça, Përmeti, Kolonja, Gjirokastra, Leskoviku, Delvina dhe Çamëria, sapo u kanë dërguar delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes një telegram për të protestuar kundër pretendimeve që përfaqësojnë shqiptarët ortodoksë të Epirit të Veriut dhe të Jugut, të cilët kërkojnë aneksimin e tyre në Greqi.
Përkundrazi, dëshira e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, refugjatë në Amerikë, është të jenë pjesë e një shteti të pavarur shqiptar. – (Radio.)”