Parisi organizon një piknik nudo, jeni të ftuar edhe ju

A do të ishit gati të bënit joga nudo, apo të hanit një sanduiç teksa jeni të veshur me kostum banje? Nëse po, atëherë Parisi më 24 qershor është për ju dhe jeni me fat.

Shoqata e Nudistëve të qytetit po organizon një piknik gjigant për natyralistët. Ngjarja do të organizohet për nder të ditës së natyralizmit. Kjoi shoqatë synon që këtë event ta kthejë në një ngjarje të përvitshme që të festohet në të dielën e fundit të qershorit.

Shoqata e nudistëve shpresojn se do të jetë një ditë simbolike që do të mbledhë bashkë të gjithë nudistët në parkun Bois de Vincennes.

Festa do të nisë me një praktikë joga dhe më pas një piknik nën diellin e Parisit

Të ftuarit do të japin vetëm 5 euro në këmbim të ushqimit. Në ftesat që janë shpërndarë në facebook i bëhet thirrje vizitorëve të sjellin mbulesat e tyre dhe të ftojnë miq dhe familjarë. I gjithë aktiviteti do të zgjasë deri në 5. 30 të pasdites.

Ndërsa në mbrëmje festa do të zhvendoset në një restorant O’ Natural, shkruan CNN.

SHKARKO APP