Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta vizitohet nga turistët francezë

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, vazhdon të jetë një atraksion turistik edhe këto ditë fillimvjeshte. Turistët e vëzhgimit janë të pranishëm pothuajse çdo ditë në interes vëzhgimi për speciet e rralla të lagunës. Tashme në periudhën kur fluturakët e mërguar drejt vendeve të freskëta, rikthehen në vendet e origjinës shtohet edhe me shume interesi i vizitorëve te vëzhgimit.Ditën e djeshme rreth 40 turistë francezë vizituan këtë park. Gjatë vizitës, që zgjati rreth 3 orë, ata u njohën me vlerat e biodiversitetit në park, duke parë nga afër vendet e grumbullimit të shpendëve si dhe çerdhet e shumimit të tyre. Por, turistët njëkohësisht u njohën edhe me vlerat historike dhe kulturore të zonës së parkut. Vizitorët u shoqëruan në guidën e tyre nga punonjës të administratës së parkut të specializuar në udhëheqjen e turistëve në pikat me aktraksion vëzhgimi dhe njohjeje. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?