Partia Agrare Ambientaliste në fushë elektorale

Nga Zenel Çeliu,

Në një kohë që partitë e mëdhaja debatojnë dhe baltosin njëra-tjetrën, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) është e vetmja forcë politike që ka fillur një tur takimesh në të gjithë vëndin. Takimi i parë i PAA është bërë para pak ditësh në Qarkun Shkodër, ku pjesëmarja e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj ishte befasues. Në Shkodër lideri i PAA-Z. Agron Duka, ka ndarë dhjetra karta anëtarësie për Forumin Rinor të PAA, ndërokohë qe diskutimet dhe mbështetja për PAA ishin shumë premtuese. Një nga diskutatët në Shkodër tha, Shkodra është përmbytur cdo vit dhe askush nuk po i del për zot këtij qyteti, i cili po penalizohet nga keq qeverisjet e deri tanishme. Ne kemi besim se PAA nëse do të jetë nesër në pushtet, ata do të jene një aktor dhe faktor shumë I rëndësishëm për të parandaluar përmbytjet e mëtejshme ne Shkoder, sepse PAA rreth saj ka profesoratin më të mirë të cilët janë specialistë të shkëlqyer në Shqipëri për politikat agare-ambientaliste dhe pa dyshim do të bëjë atë që nuk e kanë bërë pushtetarët e deri tanishëm,
Dje PAA organizoi takimin e radhës në Qarkun Kukës, ku është pritur dhe duartrokitur shumë mirë nga dhjetra e dhjetra anëtarë dhe simpatizantë të saj. Në të dyja qarqet, PAA është pritur shumë mirë ku mbështetësit e saj prodhojne energji të reja dhe mjaft premtuese. Eshtë për të theksuar se PAA është një forcë politike e cila ka strukturat e saj mjaft korekte në cdo qytet, ka krytar dhe kryesi, ka forumin e gruas ka edhe forumin rinor në cdo qark. Kjo të bën të besosh se PAA është realisht një parti shumë serioze dhe cdo dite ne rritje me mbështetesit e saj.
Po të vërejmë partitë politika në tërësi, struktura serioze kane vetem PD, PS, LSI dhe PAA, partitë e tjera në mënyrë korekte duhet të theksojmë se nuk kanë fare struktura në qarqet e ndryshme të vëndit. Dje në Kukës Z. Duka analizoi mjaft bukur situatën politike në vënd dhe vacanërish në Kukes ku ka edhe shumë probleme sociale. Duka nenvizoi se PAA edhe pse ka rritje te madhe dhe befasuese me anëtarësimin dhe mbështetësit e saj kudo në Shqiperi, në zgjedhjet e përgjithshme nuk mori asnjë deputet, por kjo nuk është për fajin tonë, ne ishim nën siglën e PD me të cilën PAA ishte dhe është në kualicion. Kjo nuk na dëshpëron, përkundrazi sot na bën edhe më të fortë, prandaj ne kemi filluar një tur takimesh në të gjithë vëndin. Qëllimi ynë është që ti paraprijmë zgjedhjeve lokale, dhe kjo nuk është aspak herët. PAA po punon në të katër anët e vëndit, sepse përvecse po përgatitemi për zgjedhjet lokale të 2019, nuk është aspak cudi që vëndi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme sepse krimi I organizuar është kërcënues, ekonomia familjare është keq e më keq, problemet sociale po agravohet dita-ditës, papunësia është e madhe, varfëria është një plagë e rëndë për shoqërinë tonë, e kështu kjo qeveri ka shumë mundësi që të mos e mbyllë mandatin e saj. Në këto rrethan PAA po organizon fuqishëm të gjitha strukturat e saj nga qëndra dhe në cdo cep të vëndit, në mnënyrë që të jemi të përgatitur për të qënë një frocë politike shumë serjoze dhe me pretendime të qarta ku në cdo qark të kemi disa anëtarë të keshillave bashkiak, dhe në parlament të kemi grupin tonë parlamentarë të PAA-përfundoi Duka.
Ne cilësinë e gazetarin po I ndjek takimet që ka ndërmarë PAA, ku shikoj se tek kjo parti njerëzit shprehin dhe premtojnë mbështetje të fuqishme sepse kane besim tek PAA si një forcë politike e cila nuk premton duke gënjyer si partitë e tjera, por cdo takim I saj bëhet mbi baza shumë korekte dhe pa premtime elektorale, PAA premton se do të jetë një avukat I forte në këshilla bashkiak dhe nesër do të jetë gardian I interesave të votuesve të saj dhe të mbarë shoqërisë.
PAA është një parti e cila është në kualicion me PD, por kushdo mund të pyes, sa serioze është PD për kualicionin me PAA? Unë vërej se PD është stacionuar në kualicion vetëm me LSI, duke I përmendur rrallë herë partitë e tjera të kualicionit ku bën pjesë edhe PAA. Mendoj se PD duhet të jetë më e vëmëndshme me parti si PAA, mbasi historia me LSI është e hidhur. Nga ana tjetër ka fjalë se PAA ka patur disa herë oferta nga PS për t’u bërë aleate dh enë kualicion me PS, por Duka me sa duket do ti qendrojë besnik kulicionit me PD. Gjithsesi, për marëdhëniet bilaterale në kualicionin PD-PAA, koha do ti tregoi, por këmbanat per PAA si një parti qe ka terhequr vëmëndjen e dy partive të mëdhaja ka filluar të bjerë fuqishem.

(TIR-FAX News Agency)

SHKARKO APP