Pas 2 muajsh, rihapet xhamia Al-Aqsa në Jerusalem

Pas mbylljes mbi dymujore për shkak të Covid-19, kompleksi i xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem u rihap këtë të dielë. Autoritetet vendosën disa masa paraprake pas rritjes së numrit të infektimeve. Rifillimi i lutjeve në vendin e tretë më të rëndësishëm të islamit pason një periudhë të heshtur për myslimanët e Jerusalemit, të cilët këtë vit e shënuan muajin e Ramazanit dhe Fitër Bajramin pa vizitat e zakonshme ditore në xhaminë Al-Aqsa.

”Pas hapjes së xhamisë, ndjehem sikur mund të marr sërish frymë. Faleminderit Zotit”, thotë besimtarja Umm Hisham ndërsa mban maskë në fytyrë.

Këshilli i Islam iu referua ngadalësimit të përhapjes së Covid-19 për heqjen e kufizimeve dhe rihapjes së faltores së njohur, që u mbyll më 15 mars. Këshilli vendosi dhe disa masa për të zvogëluar rrezikun e ngjitjes së virusit, ndërkohë rastet e reja në Izrael u rritën sërish ditët e fundit.

Besimtarët e kanë të detyruar të mbajnë maska nëse dëshirojnë të luten brenda në faltore, ndërsa deri tani nuk ka kufizime për numrin e besimtarëve që lejohen kompleksin prej 35 hektarësh. Rreth 700 besimtarë myslimanë u mblodhën të dielën për lutjet e mëngjesit. Ndërsa më vonë një grup besimtarësh ortodoksë, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në kompleks përmes hyrjes së vizitorëve ngjitur me Murin e Shenjtë.

SHKARKO APP