Pas Cosby, lëvizja “Time’s Up” synon R Kelly

Lëvizja “Time’s Up” ka premtuar mbështetje për fushatën #MuteRKelly pas akuzave për sjellje seksuale të pahijshme ndaj yllit të RnB. Bizneset dhe mjedise muzikore që promovojnë R Kelly-n do të jenë nën shenjestër. Por ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Ne kërkojmë hetime ndaj abuzimeve seksuale të R Kelly-t ndaj femrave me ngjyrë dhe familjeve të tyre për më shumë se dy dekada”, thuhet në një deklaratë. Deklarata përmend shpalljen fajtor të Bill Cosby për sulme seksuale. Kelly, i cili ka shitur më shumë se 60 milionë albume në të gjithë botën ka mohuar akuzat ndaj tij. Duke përfshirë edhe akuzat e vitit të kaluar se ai po mban disa vajza të reja në një kult “abuziv”.

Avokati i këngëtarit tha për BBC se Kelly do të punonte me zell dhe me forcë për të ndjekur akuzuesit dhe për të pastruar emrin e tij.

SHKARKO APP