Pas dasmës mbretërore, “zhduket” Kate Middleton (FOTO)

Duka dhe Dukesha e Sussex-it bënë daljen e tyre të parë pas dasmës mbretërore në Buckingham Palace me rastin e ditëlindjes së Princit Charles. Siç kuptohet edhe nga fotoja, mungojnë dy njërëz: Duka dhe Dukesha e Cambridge-it.

Në fakt, Princ William mungoi sepse mbajti një fjalim në nderim të viktimave që humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në Manchester Arena në koncertin e Ariana Grande-s. Një vit më parë, 22 njerëz humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

William mbajti një fjalim të gjatë për të kujtuar 22 të vrarët dhe në fund la një mesazh në Pemën e Shpresës (Tree of Hope), një memorial ku çdo njeri mund të shkruajë mesazhe për të ndjerët.

https://instagram.com/p/BjFhLJmAip0/?utm_source=ig_embed

Mirëpo pse Kate Middleton nuk ishte e pranishme në asnjë event?

Sipas një rregulli tradicional mbretëror, nënat pas lindjes duhet të qëndrojnë rreth 6 muaj pa marrë pjesë në evente të tilla, në mënyrë që t’i përkushtohen maksimalisht të sapolindurve. Kështu shpjegoi për BAZAAR një biografe e familjes mbretërore, e cila theksoi gjithashtu se Kate mori pjesë në dasmën e vitit pasi një event i tillë nuk quhet duke qenë se konsiderohet si detyrë kundrejt familjes.

Larcombe, autor i “Prince Harry: The Inside Story”, sqaron se hera tjetër kur do ta shohim Kate Middleton do të jetë në “Trooping of the Colour”, festën zyrtare për ditëlindjen e Mbretëreshës, në korrik. Por në rast se Kate nuk dëshiron, atëherë mund ta marrë pushim deri në tetor.

 

SHKARKO APP