Pas ekzaminimit, Erion Xhangolli po kthehet në shtëpi

29-vjeçari, Erion Xhangolli nga fshati Barç i Korçës, pas ekzaminimit nga mjekët në Tiranë po kthehet në shtëpi. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi herët në mëngjes rastin e Erionit, duke sqaruar se pas një aksidenti të rëndë përpara 8 vitesh në Greqi, ai ka marrë mjekimin në shtëpi sipas këshillimit të bërë atje dhe familja nuk i është drejtuar ndonjëherë autoriteteve shëndetësore.

“Erioni u ekzaminua nga mjekët, nën kujdesin e drejtpërdrejtë edhe të Ogertës dhe tani po kthehet në shtëpi, ku do të ketë krevatin e posaçëm mjekësor, si edhe kujdesin e një infermiereje, e cila do të ndjekë trajtimin e tij”, shprehet Rama.

Që prej publikimit të videos së këtij rasti dramatik, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kishte organizuar mëngjesin e sotëm vizitën e më pas, lëvizjen e djalit të sëmurë drejt Tiranës.

SHKARKO APP