Pas këngëtarit italian Mango, vdes edhe i vëllai
Magazinë E Shtunë, 17 Prill 2021 22:17
Fjala është për të vëllain e këngëtarit të njohur, Giovanni Mango.
75-vjeçari ka vdekur mëngjesin e sotëm në Lagonegro (Potenza), ndërsa dyshohet se edhe ai mund të ketë pësuar një infarkt si Pino.
Giovanni Mango është ndjerë keq në vilën e të vëllait, ku të gjithë familjarët ishin mbledhur për funeralin e këngëtarit.
Humbja e vëllait më të vogël, Pino, duket se ka qenë një barrë e rëndë për të.