Pas lutjes për grekët, plas sherri i Valbona Selimllarit me ndjekësit

Greqia vazhdon të jetë e tronditur nga tragjedia e zjarrit që shkaktoi të vdekur e të plagosur. Shumë emra publikë kanë treguar mbështetjen e tyre për viktimat dhe të prekurit duke treguar se po luten për ta.

Qeveria shqiptare dhuroi 100 mijë euro për popullin grek, ndërkohë që për këtë ngjarje u sensibilizua dhe Valbona Selimllari.

Ndërsa lutej për grekët, ajo ka marrë komente negative për këtë veprim dhe nuk ka hezituar që ti përgjigjet. Ndër komente shkruhej: “Ashtu ju pafsha të vdekur dhe juve që vendosni flamurin grek”.

“Vdekja nuk i urohet askujt cfarëdo qoftë ai. Atje ka pasur fëmijë, nëna, baballarë, motra dhe vëllezër, unë kështu i shoh njerëzit, ty Greku ti ka fajet nga ata të kanë ardhur të gjitha të këqijat, se harrojmë se cfarë kafshësh janë njerëzit e këqinj pavarësisht kombësisë së tyre, ndaj në këtë jetë janë të ndarë të mirët dhe të këqinjtë, për fat të keq”, shkruajti Valbona në komente.

SHKARKO APP