Pas muskujve të John Cena fshihet një histori prekëse (VIDEO)

Një personazh mjaft i dashur për publikun dhe një nga mundësit më të famshëm në histori, John Cena na rrëfen një sekret që nuk e kishte zbuluar më parë. 40-vjeçari, në një intervistë për ”HuffPost” si ka treguar arsyen se pse vendosi të punonte shumë e të bëhej kaq muskuloz.

”Kur isha në shkollë, shokët e klasës më tallnin. Më ngacmonin dhe nuk më linin rehat. Në ditët e sotme, sidomos me zhvillimin e medieve sociale, të gjithë mund të ofendojnë e të ngacmojnë njerëz aq as nuk i njohin, i shohin vetëm nëpër foto. Kur isha fëmijë, kisha dy shokë klase të cilët më ofendonin mua dhe të tjerët. Kështu, vendosa që të bëhem një njeri i fortë, me muskuj e të mos lejoj më askënd të më cënojë”.

John shton se fillimisht i kërkoi babait të tij të futej në kursin e boksit, që askush të mos e lëndonte më, edhe pse theksoi se nuk kërkoi kurrë hakmarrje apo të tallej me të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?