Pas omletës, një makiato ”pasanikësh” në Durrës

Pas omletës që në Himarë kushtonte 18 mijë lekë, një makiato në Durrës bën 220 lekë. Sezoni turistik në Shqipëri, vjen gjithmonë edhe me një rritje absurde çmimesh.

Lajmet për fatura të kripura, dhe jashtë normales jemi mësuar ti shohim nga jugu i vendit, ku një makiato kushtonte 180 lekë të reja në Livadh të Himarës, apo kur të gjithë u habitën me omletën që kushtonte 900 lekë të reja, në një prej lokaleve të njohura në Dhërmi.

Por mesa duket edhe në qytetin e Durrësit ka pasur pronarë lokalesh që janë tunduar nga rritja e çmimeve. Nëse një makiato ka mesatarisht një çmim prej 80 lekësh, në një prej bareve të qytetit të Durrësit ajo kushton 220 lekë.

Faturën e ka bërë publike portali “JOQ”, ndërsa komentet e qytetarëve kanë qenë të shumta.

SHKARKO APP