Pas Princ Harry-t dhe Meghan, një tjetër dasmë mbretërore

Me gjithë vëmendjen në dasmën e Meghan Markle dhe Princ Harry-t muajin e kaluar është e lehtë të harrohet se ka një tjetër martesë mbretërore që ndodh këtë vit në Pallatin Mbretëror. Princesha Eugenie do të martohet me të fejuarin e saj, Jack Brooksbank më 12 tetor. Çifti, të cilët janë lidhur 7 vite më parë, u fejuan gjatë një feste në Nikaragua në fund të vitit 2017. Dhe angazhimin e tyre në janar.

Ashtu si Harry dhe Meghan, Eugenie dhe Jack do të martohen në Kishën e Shën Gjergjit në Windsor Castle. Dasma do të ketë një rëndësi më të vogël dhe nuk pritet që të transmetohet. Por mendohet se çifti i ri do të ndjekë të njëjtin ritual ashtu si Meghan dhe Harry. Do të shkojnë në kishë dhe më pas do bëjnë një shëtitje me karrocë nëpër qytetin Windsor pas ceremonisë.

28-vjeçarja dhe Jack priten të kenë një listë të ftuarish. Anëtarët kryesorë të familjes mbretërore Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Çarls dhe Mbretëreshës Elizabeta do të marrin pjesë në ceremoninë. Gjithashtu Harry dhe Meghan do të jenë atje. Princesha Eugenia është vajza e Prince Andrew dhe Sarah Ferguson, dukeshja e Jorkut dhe ka një motër Princesha Beatrice, 29 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?