Pas Renatos, radha e Florian Agalliut të thyejë pjatat

Në puntatën e “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu vendosi të vinte në lojë Erjon Merdinin, ish-konkurrent në “Hell’s Kitchen”. Siç mund ta shihni në video, Floriani bën sikur ndërpret transmetimin dhe nis të imitojë Renaton. “Po hë mor burrë se na çave tr*pin, ke 32 minuta nuk po e mbaron dot”.

Erjoni fillimisht e merr me sportivitet, duke e menduar ndoshta se bëhet fjalë për shaka, dhe vazhdon punon i qetë edhe pse Floriani nis të thyejë pjatat. Pas disa minutash, ish-konkurrenti lë punën dhe i hedh Florianit atë shikimin “ore, seriozisht e ke ti apo ça?”. Moderatori s’ka mundur ta mbajë do të qeshurën dhe kështu “kamera e fshehtë” është zbuluar.

”Se kur nxehem, i thyej me pjata me filxhanë. ‘Hells’ Kitchen’ ndryshon orën e transmetimit? Jo! Konkurrenti i eliminuar Erjon Merdini, i ftuar nesër në ‘Në shtëpinë tonë’ vihet në lojë”,-shkruhet në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BqevcuygDWc/

SHKARKO APP