Pas “seksit” me 20 fantazma, vajza pranon të martohet me njërin prej tyre

Një 30-vjeçare nga Anglia nuk është aspak e shqetësuar që mendon se është rrethuar nga fantazmat.

Amthyst Realm tronditi publikun e gjerë para disa kohë duke deklaruar se kishte fjetur me 20 fantazma. Meshkujt nuk i bënin më përshtypje, prandaj ka zgjedhur që të martohet me njërin prej tyre.

Në intervistën për “This Morning”, zbuloi se fantazma që e propozoi quhet Ray. Ajo ka dëshirë të bëhet nënë me fantazmën, por nuk ia ka thënë idenë që të mos e trembë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amthyst shpjegoi se hera e parë që kishte takuar një fantazmë ishte gjatë një udhëtimi biznesi për në Australi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk do flirtoja me një fantazëm ndërkohë që isha në udhëtim për biznes. Fillimi i një lidhje dashurie ishte gjëja e fundit që më vinte në mendje. Por, një ditë kur po ecja nëpër shkurre e po shijoja natyrën, papritmas ndjeva këtë energji të pabesuese. Kishte ardhur një i dashur i ri”, tha ajo.

Sipas saj, fantazmat e shoqëruan deri në shtëpi. Për të është gjë normale, por e pranon që njerëzit e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë ndjesi që përjeton me fantazmat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?