Pas titullit “Mjeshtër i madh”, Ylli Baka vlerësohet “Qytetar Nderi” i Memaliajt

Bashkia Memaliaj ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” këngëtarin e njohur të muzikës popullore Ylli Baka me motivacionin “Personalitet i shquar i kulturës shqiptare, që me kontributin e tij ka dhënë një rol unik në kulturën muzikore kombëtare”.

Certifikata dhënë me vendim të këshillit bashkiak iu dorëzua z.Baka, në një ceremoni zhvilluar në ambientet e Bashkisë Memaliaj. Në fjalën e tij kryebashkiaku z.Gjolek Guci u shpreh se kishte ardhur momenti që kontributi ndër vite i z.Ylli Baka të vlerësohej prej Bashkisë Memaliaj. Ndërsa më tej e cilësoi si një promovues të vlerave të krahinës prej nga ka dhe origjinën z.Baka.

Ylli Baka është një nga këngëtaret më të mirënjohur të muzikës popullore jugore në Shqipëri. Në CV e tij muzikore numërohen shumë këngë, të gjitha të kthyera në hite dhe mjaft të pëlqyera prej publikut. Mbetet një nga zërat më të preferuar dhe unik të muzikës shqiptare.

SHKARKO APP