Pasha, të admirova dikur. Nuk ka dy dete dhe as dy standarde
Nga Elio Laze
Fytyra dhe dyfytyra e nje pensionisti!
Ky ne foto quhet Myslym Pasha. Ne rinine e vet dhe me pas ka qene ushtarak. Deri ne graden Kolonel. Ka punuar ne tipografine ushtarake.
Nuk beri asgje ne jeten e vet. Shpertheu ne pleqeri. Kundershtoi marreveshjen e detit me Greqine qe beri qeveria e Berishes. E kundershtoi aq fort sa Myslymin pensionist e “adoptoi” Kreshnik Spahiu qe ne ate kohe ishte kunder Berishes. I vuri dhe qeleshe, si ne foto.
Kur Kreshniku skishte me takat ta mbante, Myslymin e “adoptoi” Edi Rama atehere ne opozite. U be Myslymi nje personazh i dashur per nje pjese te njerezve pasi mbronte nje te drejte. Territorin e vendit. Dhe kjo ishte fytyra e bukur e nje pensionisti ushtarak qe do vendin e vet.
Vitet kaluan dhe “babai adoptues” i Myslymit, Edi Rama dmth eshte kryeminister. Rihyhet ne negociata me greqine per ceshtjen e detit. Nje negociate aspak transparente, me shkelje te shumta jo vetem ligjore por edhe Kushtetuese. Presidenti i vendit, Ilir Meta i kerkon argumente shtese ministrise se Jashtme para se te autorizoje negociata perfundimtare.
Por kjo nuk i pelqen Kolonelit qe tashme jeton ne USA. Nga Koloneli i mbrojtjes se detit po kthehet ne Kolonelin e turpit te Edi Rames dhe Ditmir Bushatit. Dhe kjo fytyra e dyte nuk i shkon ketij burri ne moshe, qe per interesa te ulta personale, shet detin, moralin, fjalet e veta, qeleshen ne koke me gjithe Atdhe.
Kolonel, jam nipi yt ne moshe. Te admirova ne kryengritjen tende te pare kunder Saliut per marveshjen e detit, por te neveris ne lepirjen ndaj “babait tend adoptues”, Edi Rama.
Nuk ka dy standarde. As dy dete. E aq me pak dyfytyresi kur flitet per Atdheun!
https://www.facebook.com/elio.laze/posts/10156136862337760