Pashkët, më të bukura ndër arberëshë

Nëse do duam të shikojmë traditat shqiptare të ruajtuara me përpikmëri, Hora e Arbëreshëvet është qyteza ideale.

E njohur si një nga qendrat më të rëndësishme dhe më të populluara të arbëreshëve të Sicilisë, ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës shqiptare, veçantitë  kulturore dhe fetare, si: gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin, etj.

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga karakteristikat më të veçanta të këtij komuniteti është edhe tradita shekullore e festimit të Pashkëve. Ata kanë festuar dje ringjalljen e Krishtit, ndërsa detaji që bie më tepër në sy janë veshjet popullore.

Pas meshës së të dielës, është koha për paradën e grave me kostume tradicionale.

Rreth 300 gra veshin kostume tipike arbëreshe të shekullit XV dhe parakalojnë përgjatë rrugës “Gjergj Kastrioti” drejt sheshit kryesor. Veshjet, një përzierje e vërtetë ngjyrash, janë unike në llojin e tyre dhe tërheqin vëmendjen e turistëve për bukurinë dhe origjinalitetin e tyre.

Çdo veshje ka veçantinë e saj: ka rrip, harqe, vello, kapele, të gjitha të bëra me materiale me cilësi të lartë dhe punë artizanale. Ngjyra më e zakonshme është e kuqja, e ndjekur nga jeshilja dhe vjollca.

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve janë veshur në Pashkë. Në fund të paradës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe./Marrë nga Shekulli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?