Pasioni për motorin “Ducati”/ 15 persona të profesioneve të ndryshme krijojnë klubin e tyre
Një grup prej 15 personash me profesione të ndryshme bëhen bashkë çdo pasdite në këtë garazh për shkak të dashurisë së tyre të madhe për motorin Ducati. Ata pretendojnë se janë të vetmit që gëzojnë një motor të tille dhe tregojnë se kjo dashuri vjen falë zhurmës së tij.
Si lindi ideja e krijimit të grupit Ducati?
Ka lindur shumë vite më parë nga një kushëri i imi, i cili sot nuk jeton më nga një aksident po me këtë motor, dhe e kemi mbajtur falë tij gjallë linjën e Ducatit.
Më parë kemi rregulluar Vespa poshtë shtëpisë me mjete primitive kemi arritur tani deri këtu ku jemi.
Këtu mikëpritesh vetëm nëse ke një motor Ducati?
Kjo është e veçanta që duhet patjetër të kesh një motor të kësaj marke. Nëse ti blen një Ducati, je automatikisht pjesë e grupit tonë.
Disa janë inxhinierë, dikush është doktor, dikush polic, unë vetë jam mekanik motorrash, punoj për motor të markave te tjera, por pastaj pasditeve është gjëja jonë kur mblidhemi, rrimë së bashku, merremi me motorrët e secilit pa asnjë pagesë, është çdo gjë për qejf.
Këtu nuk duan të dinë fare që ekzistojnë motorrë të tjerë. Unë jam fans i të gjitha markave, por këtu gjeta një grup shumë të bukur djemsh, një grup që në 2020 nuk para e gjen. Janë të gjithë shok dhe miq pa asnjë lloj interesi, janë të rralla këto në ditët sot.
Pse preferoni Ducatin, pse për ju është ky motor më i miri dhe jo Honda?
Honda s’bëhet fjalë njëherë, Ducati është pasion tjetër, ka kënaqësi tjetër në dhënien e gazit, shpejtësia, fuqia që ka. Është e vështire ta mbash një Ducati zakonisht. Shumica e njerëzve që e marrin thonë: “Jo nuk bën se unë nuk i jap dot”.
Ashtu si Erjoni që u bë pjesë e klubit Ducati në Shqipëri, çdokush që gëzon një motor të tillë mund t’i bashkohet pasionit të tyre, që nuk u ndal as kur njëri prej tyre mes shpejtësisë dhe adrenalinës u nda nga jeta, përkundrazi, dashuria u rrit dhe ëndrrat tani janë më të mëdha.
Top Channel