Pasioni për sportin e bardhë

Nga Dr Leonidha Peppo*

Është koha që në këtë periudhë dimri e me dëborë të mund të shkruajmë kujtime dhe ngjarje të kaluara për sportin e skive aq shumë të pëlqyer e lakmuar qoftë pë rata profesionistë e amatorë por edhe spektatorët e shumtë që e shohin nëpërmjet televizionit apo pjesmarrës direkt në pistat e skive. Kjo dëshirë është në rritje ku lëvizin shumë njerëz me ski, veshje sportive për këtë sport që marrin plot dëshirë rrugën drejt pistave sportive skijore ku padyshim I pasionuari duke kontribuar dhe financiarisht është I quajtuari Kujtim KITA ( Fishe), që në I njohim shumë merita në ruajtjen e zhvillimit të traditës. Dikur as mendohej pjesmarrja e skiatorëve shqiptarë në aktivitetet ndërkombëtare e sidomos në kulmin sportive në olimpiadë. Edhe në lojërat olimpike këtë vit të zhvilluara në Pyeongchang të Koresë së Jugut, ku pjesmarrja ishte nga dy delegacione olimpike shqipëtare për dy shtete shqiptare por të ndara.

Duhet thënë se Erion Tola apo Sula që jetojnë jashtë trojeve shqipatre në vende me dëborë kanë zgjedhur flamurin Shqipëtar të rrëshqasin në këto gara.

Pra olimpizmi ka shpirt entuziast miqësor solidariteti dhe gara të ndershme ku fituesi urohet e përqafohet . Por le të kthehemi në vendin tonë ku I madhi Bellul Hatibi mjeshtri I merituar I pari I quante olimpiada e bardhë me të papërtuarin Ylli Gusho apo Astrit Omeri, trajneri I parë I imi si edhe Kristo Qëndro, inxhinierit të teleferikut edhe tani mirëmban teleferikun e madh Tiranë-Dajt. Ka edhe emra të shquar dhe të zakonshëm. Por brezat ndërrohen dhe dalin të rinj me kushte më të mira skijimi, akomodimi, trajnimi, veshjet sportive dhe natyrisht me rezultate më të larta.

Në një klimë të tillë sportive dhe frymëzuese të lojrave dimërore dhe tek ne është vetëm sporti I skive alpine në 3 disiplina, shpejtësi, shallon special e shallon gjigand. Për mungesë deri në mërzi garat e veprimit e gjata 30 km, stafeta 4X 1000 m, garat me pushkë si ato që shohim në TV ndërkombëtare të quajtura batlon. Krenari dhe gëzim me entuziazëm te të gjithë të pranishmit garues, trajnerë, vëzhgues e gjyqtarë duke përgëzuar gjithmonë fituesit por jo vetëm.

Po tani çfarë bëhet në Shqipëri? Deri para disa vitesh pasionantët dhe sportistët profesionistë dhe amatorë zgjedhin të shkonin tek vendet rreth e afër vendit tonë të mirënjohur në Kolashin( Mal të zi), Mavrovë( Maqedoni) apo Kodra e Diellit( Maqedoni) por edhe në Itali, Francë por më rradhë.

Shipëria ka njerëz kurajozë me inisiativë personale dhe natyrisht përkrahja me mund dhe investimi privat ngriti një pistë afër fshatit Dardhë të rrethit Korçë me cilësitë shumë të përshtatshme për skijatorët apo amatorë dhe fëmijë me gjithë pasionin e kënaqësitë e tyre. Ky person quhet Llaqo Tasho , si një bisnes familjar e kurativ për njerëzit saqë tani quhet pista e Maqos ku në fund të saj ka 1 restorant të këndshëm si edhe pistat e skive poshtë vendit.

Por duhen edhe eksperienca të tjera, dhe kjo është kosova që po zhvillon këtë sport. Në këto pista kosovarët na thanë që ne ju ofrojmë klimën e bardhë pra borën, ju na ofroni klimën e qiellit që është deti. Kjo duket në klimat e vitit dhe sezonit. Që vjet shqipëtarëve ju shtua një stacion skijor në Brod të Shqipërisë, komuna Dragash, Kosovë.

Ky stacion shumë I bukur dhe kënaqësi është edhe në periudhën e verës. Eshte një kompleks me emrin “ Arxhena “ ku 3 vëllezërit nga Opaja aty afër Prizrenit sinqersiht kurajoz dhe largpamës bënë të mundur ngritjen e këtij kompleksi natyrisht me vlera monetare dhe natyrisht edhe nga eksperienca botërore me 1 punë të jashtëzakonshme ngritën pista, hoteleri multifunksionale sportive, futbolli, basketbolli. Po ashtu edhe klima e ngrohtë bën të mundur kushtet për rritjen e boronicës që mbushin gjithë livadhet e kullotat edhe me çadra e mbledhin këtë frut. Edhe shkëmbinjtë kanë banorët e tyre siç janë dhitë e egra duke tërhequr gjuetarët dhe qeflinjtë e malit.y diku është një vilë e Titos dhe gjeneralit të tij nën teleferik që i ngjan një kasolleje krah hoteleve dhe aksesorëve të “ Arxhentë”s., dhe këtu pronarë për menaxherë nga Tirana është Liljana që mendohet se duhet të jetë e aftë. Ka një afërsi dhe ndihmesë për gjithë shqiptarët e Shqipërisë nga ana e shqipëtarëve të Brodit, Kosovë. Jemi të njohur dhe miqësuar që nga Risvani, me djalin e tij Erald Parllaku dhe Shkëlqimi me djalin e tij Parid Dobin. Miqësi të sinqertë edhe me Arizin, dekanin e fakultetit juridik. Aty gjenden pamje të mrekullueshmr të pllajave e livadheve kun ë largësi duken malet e Sharrit, Shishtavecit, kur dikur kam qënë i rritur në vitin 1969 në një kampionat kombëtar të bërë festiv nga ana e Shishtavecëve kur në verë janë garat me kuaj dhe kjo nga ngjarjet entuziaste në atë zonë.

Pra afër teleferikut midis dy Shqipërive ndodhet stacioni i skijores së Brezonicës sipër Prizrenit , Rugovës dhe Brodit që e përshkruam hollësisht si dhe pra nqs atletika quhet mbretëresha sportive, sporti i skive quhet mbreti i tyre që përveç lëvizjes të gjithë trupit ka dy marëdhënie të rëndësishme dhe kontakti siç është panorama madhështore dhe ajri I pastër për të cilin kanë nevojë të gjithë që jetojnë në qytetet e hapura.

Pranojeni dhe do të bindeni .

Mirë u takofshim në ambiente të tilla.

 

 

 

SHKARKO APP