Ka një arsye pse princeshat e Disney-t vishen me fustane blu

Nga Jasmine në Belle, nga Ariel në ”Snow White”, të gjitha shihen të veshura me fustane ngjyrë blu, pavarësisht nga toni i ngjyrës, në blu royal apo blu në të kaltër. Pra larg nga princeshat tipike që identifikohen me ngjyrën Pink, në të vërtetë është ngjyra blu më e përdorur. Madje edhe nga Dorothy që luan tek “Ozz Magican’.

Por e dini përse? Sepse ngjyra blu mendohet të jetë ngjyra e besimit dhe të qetësisë shpirtërore. Sipas qendrës së Institutit të Pantone Color, thuhet të gjithë në përgjithësi kanë preferencë për ngjyrën blu, për shkak se edhe qielli është blu.

Këto konotacione pozitive për ngjyrën blu, me tiparet e besueshmërisë dhe besnikërisë tregojnë edhe faktin se pse ngjyra blu është tradicionalisht e përdorur nga djemtë; mendohet se është një tregues se ata do bëhen burra të fortë, të ndershëm e të mirë. Mesa duket Disney ndjek këto shpjegim, duke sjellë princeshat me fustane blu që tregon se ata janë besnike dhe të besueshme.

SHKARKO APP