Paskal Milo: Shqiptaret ne luften e dyte boterore
Ka një përvojë të gjatë ligjëruese në universitete dhe institucione shkencore të huaja, si dhe është pjesëmarrës në vazhdimësi në konferenca, simpoziume e seminare kombëtare e ndërkombëtare.
Është autor i disa librave për historinë diplomatike, të politikës së jashtme të Shqipërisë, Ballkanit, Kosovës dhe Bashkimit Europian. Ka kontribuar ndër vite me shumë artikuj shkencorë në këto fusha, në revista të specializuara brenda e jashtë vendit.
Është veprimtar aktiv politik pas vitit 1990. Ka kryer disa detyra shtetërore të rëndësishme, si: ministër i Punëve të Jashtme, ministër për Integrimin Europian, sekretar shteti për arsimin, kryetar i Komisionit për Arsimin, Shkencën e Shëndetësinë në Kuvendin e Shqipërisë etj. Është kryetar i Partisë Demokracia Sociale.
Disa prej veprave kryesore të botuara janë:
– Politika e jashtme e Shqipërisë. Tiranë, 2013.
– Të vërtetat e fshehura. Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Tiranë, 2010.
– Ditari i një ministri të jashtëm. Konflikti i Kosovës 1997-2001. Tiranë, 2009.
– Kosova nga Rambuje në Pavarësi. Tiranë, 2009.
– Historia e shqiptarëve, Vol. IV (1939-1990), (bashkautor). Tiranë, 2008.
– Bashkimi Evropian. Idea. Integrimi. Identiteti. E ardhmja. Tiranë, 2002.
– “Shqipëria e Madhe” midis fiksionit dhe realitetit. Tiranë, 2001.
– Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927.Tiranë, 1992.
– Fundi i një padrejtësie (Rreth çështjes së pranimit të Shqipërisë në OKB). Tiranë, 1984.