Pasthirrma gjatë aktivitetit seksual, fqinji i zemëruar turpëron çiftin e “pacipë”

Një çift është turpëruar nga fqinjë të zemëruar, të cilët pretendojnë se aktivitetet e tyre seksuale janë shumë shqetësuese për banorët gjatë muajve të verës. Një fqinj u ankua për zhurmën e shkaktuar gjatë seksit nga shtëpia e çiftit në Stapleford, Nottingham.

Me anë të një postimi në Facebook u krahasoi zhurmën e gruas, duke thënë se është midis tingullit të një gomari që po pjell dhe një derri të madh të eksituar.

Fqinji anonim ndau postin në grupin Spotted: Stapleford, i cili ka më shumë se 11.000 pëlqime. Me anë të mesazhit u kërkon të dashuruave të eksituar që të qetësohen dhe të mendojnë për fqinjët e tyre, të cilët gjithashtu i lënë dritaret e hapura.

SHKARKO APP