Paulo Coelho renditet i dyti në listën e Udhëheqësve të Mendimit global

 

Paulo Coelho renditet i dyti në listën e Udhëheqësve të Mendimit global për vitin 2015, në të cilën maten zërat më ndikues të botës, që do të thotë ata që ndryshojnë mënyrën sesi mendojmë dhe sesi përhapen idetë. Instituti “Gottlieb Duttweiler” dhe gazeta “The WorldPost”, në bashkëpunim me studiuesin e Institutit  të Teknologjisë së Masaçusetit, Peter Gloor, kanë identifikuar paqebërësit më të rëndësishëm të bashkëbisedimit ndërbotëror.

Idetë e mëdha mund të ndryshojnë botën, dhe këta mendimtarë kontribuojnë me idetë e tyre. Idetë e mëdha dhe të mprehta kanë dy gjëra të përbashkëta: duhet të mendohen nga njerëz dhe më pas të shpërndahen. Disa nga njerëzit më me ndikim janë:

 

1. Papa Françesku

2. Paulo Coelho

3. Muhammed Yunus

4. Orhan Pamuk

5. Edward Snowden

6. Umberto Eco

7. Richard Dawkins

8. DaLai Lama

SHKARKO APP